Mançester Siti mori një fitore 0-4 në fushën e Uest Hemit ditën e djeshme dhe tashmë e sheh veten kryesues në Premier Ligë. Guardiola nuk mendon të ndërhyjë në mërkaton e dimrit, pasi përpos dëmtimit të Mendisë në mbrojtje ata janë të kompletuar.
“Qytetarët” po presin për verën ku katalanasi ëndërron për Frenki De Jong. Vetëm 21 vjeç dhe luan për Ajaksin. Sipas “Telegraph” ai shihet si pasardhësi i Fernandinjos. Kjo blerje përllogaritet të shkojë në 85 milionë euro, çka do të bëhej më e shtrenjta në historinë e klubit.