Guardiola pazar në Madrid, 70 milionë euro për yllin e Realit

Pep Guardiola kërkon të mols ulë nivelin e skuadrës së Manchester City dhe pas triumfit në Premier League sezonin e fundit, kërkon të dominojë edhe në Europë. Për këtë arsye, trajneri spanjoll kërkon të sjellë në Manchester një lojtar me përvojë dhe që shkëlqen në Spanjë me Real Madrid, mesfushorin gjerman Toni Kroos. Dhe, për t’ia dalë mbanë të bindë skuadrën “merengues”, kampionët e Premier League janë gati të paguajnë 70 milionë euro për të sjellë talentin gjerman te Manchester City.

Tony Kroos ka shumë përvojë si në la Liga ashtu dhe në Champions League, ndaj për trajnerin pep Guardiola eksperienca e tij është shumë e rëndësishme për të patur një Manchester të fortë edhe në Europë sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, duket se edhe vetë lojtari ka dëshirë të provojë një aventurë të re dhe Premier mund të jetë një zgjedhje e duhur. Largimi i trajnerit Zidane mund të ndikojë edhe në largimin e Kroos, që mund të mos përshtatet me skemat e trajnerit të ri.