Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se me formën aktuale nuk mund të fitohet Liga e Kampionëve. Citizens është dashur të djersiten shumë që me një lojtar më pak dhe në disavntazh prej një goli, të shënojnë fitore kundër Schalkes me rezultat 3-2 në Gjermani.
“Tre gola dhe rezultati është një rezultat i pabesueshëm, por ende nuk jemi gati të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, tha ai. Unë jam më shumë se i kënaqur me rezultatin, por nuk është e mjaftueshme në këtë garë. Ne u dhamë atyre dy gola dhe kartonin e kuq. Në fazat e fundit nëse e bëjmë këtë, jemi jashtë garës. Ne jemi një ekip i mirë për t’u parë dhe shënojmë një sasi të jashtëzakonshme të golave. Personaliteti dhe mënyra se si luajmë është i mirë, por nuk mjafton. Ne u dhamë atyre mundësi. Ndoshta e kuptojmë rezultatin dhe mësojmë nga kjo, por çdo fazë është më e vështirë”, pohoi spanjolli.
Kujtojmë se ndeshja kthyese mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 12 mars (e martë) në stadiumin Ettihad të Manchesterit.