Guardiola: Nuk ishte dita jonë!

1

Skuadra e Pep Guardiolës ka rrëshqitur sërish në Premierligë, duke mbetur tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë, Manchester City u shokua në shtëpi duke u mposhtur 0-2 nga Wolves, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Pas ndeshjes, trajneri i “Cityzens”, Pep Guardiola, tha se thjesht sonte nuk ishte dita e Manchester City. “E nisëm mirë, shumë mirë, por pësuam nga kundërsulmet e tyre. Kishim mundësitë për të shënuar, por ishte një ditë e keqe dhe e humbëm ndeshjen”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Thjesht nuk ishte dita jonë, donim të tregohemi të durueshëm sepse e dinim sa mirë mbrohen ata. Por, ata janë një skuadër e fortë fizikisht, e mirë në kundërsulme. Ne nuk ishim të organizuar dhe kemi humbur dy mundësi të mira shënimi. Do të rikthehemi për të provuar përsëri”, shtoi mes tjerash Guardiola.

City tani ka mbetur tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit.

Comments are closed.