Njukasëll, 30 janar – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Gurdiola, nuk heq dorë nga titulli në Premier Ligë. “Qytetarët” lejuan humbje befasuese prej 1:2 gjatë vizitës së tyre në Njukasëll dhe tani dallimi me Liverpulin mund të rritet në 7 pikë, nëse ata fitojnë sot në ndeshjen e tyre kundër Lester.
Megjithatë, strategu spanjoll nuk dorëzohet, sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit.
“Nëse fiton Liverpuli, dallimi do të jetë shumë pikë, por ende është janar, e jo prill ose maj. Ende ka shumë ndeshje që të luhen. Ne nuk do të dorëzohemi. Do ta kemi më vështirë tani, por e dimë se kemi shanse dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet tona. Kur ju mbetni prapa në tabelë, nuk guxoni të humbni pikë”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.
Ai theksoi se ekipi i tij ka bërë shumë gabime në ndeshjen e djeshme dhe se goli i hershëm aspak nuk ndihmoi për fitore përfundimtare.
“Kemi fituar shumë herët, por megjithatë, gjatë gjithë ndeshjes, nuk mundëm ta gjenim ritmin e vërtetë që ta vendosnim vullnetin tonë mbi rivalin. Goli i hershëm nuk na ndihmon veçanërisht. Kur nuk i realizon shanset e tua, ndeshja mbetet e hapur, prandaj i uroj Njukasëllit”, shtoi spanjolli.