Munih, 18 nëntor – Agjenti i Pep Guardiolës thotë se klienti i tij nuk e ka për qëllim të kthehet në Baern Munih.
Pas lirimit të Niko Kovaç klubin me triumfues në Gjermani nuk ka trajner të përhershëm, dhe spekulohet se është e mundur që bavarezët të përpiqen ta bindin katalanasin të kthehet në Baern, ku ka punuar nga viti 2013 deri në vitin 2016 dhe fitoi tre tituj në Gjermani, por në LK ka rënë në gjysmëfinalet.
“Në futboll nuk ka asgjë të sigurt, por Pep ndjehet mirë në Mançester. Me Sitin ka marrëveshje deri në vitin 2021. Vetëm gazetarët më pyesin për ardhmërinë e Guardiolës” tha menaxheri Hosep Marija Orobit.(koha.mk)