Pep Guardiola është nën investigimin e policisë spanjolle për rebelizëm gjatë referendumit polemik katalanas, sipas raporteve në Katalunjë. Spanja ka kaluar disa muaj turbulentë pas vendimit të regjionit autonom për të organizuar një votim për pavarësinë e saj, megjithëse i është thënë jo.
Trajneri i Mançester Sitit Guardiola gjithmonë ka qenë një mbështetës i Katalunjës dhe nuk ka nguruar asnjëherë të flasë hapur kundër trajtimit dhe padrejtësisë që po u bëhet votuesve. “El Nacional” ka zbuluar se një grup i madh emrash është investiguar për rebelizëm ndaj qeverisë pas një manifestimi pro-pavarësisë të zhvilluar më 11 qershor.
“Një manifestim është lexuar nga Guardiola dhe është bërë për të mobilizuar mbështetësit e pavarësisë”, shkruhet në një deklaratë zyrtare. Referendumi jozyrtar ka shkaktuar trazira në të gjithë Evropën. Bashkë me Guardiolan, disa prej liderëve që janë pro-pavarësisë janë gjithashtu nën investigim.