Një nga repartet që do të investohet në verë te Manchester City është mbrojtja, veçanërisht lojtarë krahu. Guardiola ka shënjestruar madje edhe lojtarin që i nevojitet dhe bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Ben Chilwell i cili po impresionon me Leicester City.
Raportet mes klubeve janë shumë të mira që pas kalimit te Mahrez për afro 70 milionë euro verën e kaluar ndërsa në fund të këtij sezoni Citizens janë gati të paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin e ri të talentuar.