Manchester City ka shpartalluar 7-0 Schalke-n në Etihad duke kaluar me lehtësi në çerekfinalen e Champions League. Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit Pep Guardiola:
“Ishte një rezultat i pastër. Jemi të lumtur që kemi kaluar në çerekfinale. Nuk e nisëm edhe aq mirë ndeshjes, kishim frikë të luanim. Megjithatë, pas golit të parë, u qetësuam dhe vendosëm të ishim më agresivë. Patjetër që pasi siguruam kualifikimin ishte e rëndë për ta, ndërsa ne nuk e ulëm ritmin deri në fund. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar kështu që duam ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive. Të gjithë duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Të gjithë duan të luajnë”, shprehet Pep.
VAR? Duhet të jenë më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Në Gjermani, të dy vendimet e VAR shkuan kundër nesh, por në fund mbizotëron drejtësia. Shpresojmë që edhe në Premier League sezonin tjetër të ndodhë kështu. Jam i lumtur me VAR, por shpresoj që të jetë më i shpejtë”, përfundoi trajneri i Cityt.