Pep Guardiola hedh sytë nga Bayern Munich. Trajneri spanjoll sipas mediave angleze është duke e synuar mbrojtësin e Austrisë David Alaba, transmeton “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.
Alaba ka kontratë deri në vitin 2021, por ai ende nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj, gjë e cila ka bërë që City të mendojë për të përfituar nga kjo situatë.
Sipas “The Guardian”, për 28-vjeçarin është rikthyer interesi i ish-trajnerit të tij Pep Guardiola. Katalanasi do ta priste krahëhapur Alabën me ët cilin fitoi titullin e kampionit ën Gjermani dhe e njeh shumë mirë potencialin e tij.
Gjithsesi, për Alaban interesim ka shprehur edhe Interi e JUventusi, kështu që mbetet të shihet se ku do të përfunoi ai.