Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, pëlqen shumë mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrin. Trajneri spanjoll e ndjek prej kohësh 22-vjeçarin që ka shkëlqyer në Spanjë këtë sezon. Numri një i stolit të kampionëve të Anglisë është gati të pguajë 85 milionë euro për kartonin e mesfushorit.
“Qytetarët” duan të shesin fillimisht sulmuesin Garbiel Jesus për të gjetur një pjesë të parave të Rodrit. Braziliani ka zhgënjyer këtë sezon dhe që prej rikthimit nga dëmtimit nuk ka arritur të ketë impakt në Manchester, aty ku është eklipsuar nga argjentinasi Aguero. 22-vjeçari ka luajtur vetëm 8 ndeshje si titullar këtë sezon dhe ka shënuar 7 gola. Shumë pak për të!
Rodrigo shihet si zëvendësuesi përfekt i Fernandinhos te “qytetarët”. Ky i fundit është 33 vjeç dhe Guardiola nuk e sheh më pjesë të planeve të tij, nisur dhe nga mosha, të pakten jo si titullar.