Ky, aktuali, është fillimi më i mirë i Pep Guardiolës në karrierën e tij si trajner. Ai vazhdon të tërheqë “viktimat” ndeshje pas ndeshjeje dhe “brazda” e tij është gjithnjë e më e thellë. I fundit, pa rezistencë, ishte Arsenali, të cilin e mundi 3-1 në “Etihad”. Një fitore që u bë e nënta radhazi e Mançester Siti në Premier Ligë, një brez që përputhet me atë të arritur nga “qytetarët” në shkurt 1947, kur ata ishin në të Dytën. Pep po pikturon fillimin më të mirë të karrierës së tij në një kampionat si trajner dhe në historinë e Premier Ligë. Një ekip i udhëhequr nga trajneri katalanas nuk kishte start kaq imponues më parë. Në fakt, fitorja kundër “Gunners”, së bashku me humbjen e Mançester Junajted kundër Çellsit, e rrit udhëheqjen e të tijve në Premier Ligë, me tetë pikë diferencë nga “djajtë e Kuq” dhe Totenhemi. Ky fillim e ka grisur atë që deri më tani ishte rekordi më i mirë i Guardiolës, të cilin e arriti në sezonin e tij të fundit, në krye të Bajern Munih (2015-2016). Në atë kohë, ai e dominonte Bundesliga pas 11 javësh dhe shtoi një total prej 31 pikësh, me 33 gola në favor dhe vetëm katër kundër; diferenca + 29. Tani, në drejtimin e “qytetarëve”, në sezonin e dytë në Angli, ai e ka ngritur “stekën”, edhe pse pikët dhe triumfet janë të njëjta: 38 gola në favor dhe 7 kundër; diferenca + 31.
Askush nuk ka qenë në gjendje të mposhtë Mançester Siti në këtë sezon. Rivalët po bien njëri pas tjetrit, me përjashtim të Evertonit, i cili arriti një barazim në gusht (1-1). Gjithsej, skuadra e Guardiolës ka 52 gola në favor, në 17 ndeshje mes të gjitha garave. Më shumë se tre gola për ndeshje mesatarisht, që formojnë një rekord të paarritur ndonjëherë nga një skuadër e Premier Ligë pas 17 ndeshjesh. Fitorja kundër Arsenalit erdhi me autoritet loje, edhe pse me polemika në dy gola të “qytetarëve”. “Me këto vendime të arbitrazhit janë të pandalshëm”, – tha Venger. Guardiola e hodhi poshtë rëndësinë e fjalëve të kolegut francez. “Mund të ketë qenë fitore me pesë, ose gjashtë gola. Ajo që di unë është se, nëse nuk i lëmë vetë, dikush nuk mund të na mundë. Sezonin e kaluar fituam vetëm dy herë kundër kandidatëve të titullit. Dhe, në qoftë se doni të fitoni titullin në Premier Ligë, atëherë duhet t’i mundni rivalët”, tha Guardiola.
De Bryne, Aguero dhe Gabriel Jesus formuan një triumf, që vetëm Lakazete e diskutoi. Silva shtoi asistin e tij të shtatë në këtë Premier Ligë, të njëjtën gjë që bëri gjatë sezonit të kaluar, duke e vendosur veten si udhëheqës në këtë seksion. Aguero dhe Silva janë udhëheqësit statistikorë të Premier Ligë, këtë sezon. “Etihad” e nderoi Sergjo Agueron, sepse argjentinasi u bë kundër Napolit si golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Siti, duke superuar Erik Bruk. Legjenda Mike Summerbee i dha një çmim Kunit për rekordin e tij dhe ai u përgjigj duke shënuar golin e tij të 178 me fanellën e “qytetarëve”. Me këtë gol, Aguero u ngjit në krye të listës së shënuesve të Premier Ligë, së bashku me Kane (Totenhem). Të dy kanë nga tetë gola. Mançester Siti kryeson Premier Ligë dhe lojtarët e tij shumicën e seksioneve statistikore të garës. Nëse Kun është “pichichi”, Gabriel Jesus dhe Sterling e ndjekin atë me nga shtatë gola secili. Silva dhe De Bryne janë asistuesit më të lartë në Angli, me shtatë dhe gjashtë asiste, respektivisht.