Otava, 5 shkurt – Grupi Lima pas takimit në kryeqytetin e Kanadasë, Otava dedikuar Venezuelës, publikoi një deklaratë me 17 pika.
Madje 11 nga 14 vendet anëtare të Grupit Lima apelojnë në ndryshim të pushtetit pa përdorimin e fuqisë dhe dorëzimit urgjent të ndihmës humanitare.
Në dokument theksohet se qeveritë e Argjentinës, Brazilit, Kanadasë, Kilit, Kolumbisë, Kostarikas, Guatemalës, Hondurasit, Panamasë, Paraguait dhe Perusë “e përsëritën mirënjohjen e tyre dhe mbështetjen për Huan Guaidon” si presidenti i përkohshëm i Venezuelës.
Grupi Lima apelon deri tek bashkësia botërore “të ndërmarrë masa për ta parandaluar regjimin e Nikolas Maduros për të kryer transaksione financiare dhe tregtare jashtë vendit, si dhe të mos ketë qasje deri tek prona ndërkombëtare e Venezuelës dhe deri tek tregtimi me naftë, ari dhe mjete tjera”, raporton gazeta KOHA.
Por, tre vende anëtare të Grupit Lima – Guajana, Meksika dhe Shën Lucia nuk e nënshkruan deklaratën.
Grupçi Lima është formuar në vitin 2017 me qëllim që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes paqësore për krizën në Venezuelë. Grupin e përbëjnë Argjentina, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kostarika, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Guajana dhe Shën Lucia,
Në[ ndërkohë, të paktën 17 vende anëtare të Bashkimit Evropian zyrtarisht e njohën Guaidon për president të përkohshëm të Venezuelës. Kjo vijoi pasi dje skadoi afati nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe vendet tjera, të cilat i vendosën ultimatum Maduros për të shpallur zgjedhje të reja. Disa shtete tjera evropiane, si Greqia dhe Irlanda bënë thirrje në zgjedhje të reja, por nuk e njohën Guaidon.
Maduro ka mbështetje nga Kina dhe Rusia, të cilët i akuzuan vendet anëtare të BE-së të mos përzihen në punët e brendshme të Venezuelës dhe të mos tentojnë ta “legalizojnë pushtetin e uzurpuar”.
Marudo ende ka mbështetje nga ushtria e Venezuelës.
Maduro erdhi në pushtet në vitin 2013 pas vdekjes së ush-presidentit Hugo Çavez, i cili ishte i akuzuar për gjoja shkelje të të drejtave të njeriut.
Venezuela përveç krizës politike përballet edhe me krizë ekonomike, mungesë të ilaçeve dhe ushqimit, ndërsa shkalla e inflacionit vitin e kaluar mesatarisht dyfish është rritur në çdo 19 ditë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, tre milionë banorë të Venezuelës janë larguar nga vendi nga viti 2014 kur filloi kriza ekonomike.(koha.mk)