Që dy lojtarë të konfrontohen me njëri-tjetrin në fushën e lojës, mund të ndodhë. Por që të ndërpritet një ndeshje e tërë, kjo është e habitshme. Por kur lojtarët profesionistë luajnë në të njëjtin ekip, është diçka tepër e rrallë. Kjo ka ndodhur te SKN St. Polten. Ekipi i kategorisë së parë austriake ishte duke fituar 2:1 kundër amatorëve të SC Mannsdorf, kur kapiteni Daniel Segovia dhe Alhassane Keita iu vërsulën njëri-tjetrit shtatë minuta përpara fundit. Spanjolli dhe shoku i tij i ekipit nga Guinea nuk ranë dakord, se kush do ta ekzekutonte penalltinë e porsa fituar. Segovia ishte caktuar nga trajneri i goditës, por pasi kishte shënuar një gol, Keita donte të godiste penalltinë.
Ai merr topin, dhe aty plas sherri me grushte. Segovia ishte ai që goditi i pari, por doli huq dhe u godit nga shoku i ekipit. Keita goditi në shenjë duke lënduar kolegun aq keq sa që duhej transportuar në spital. Pas këtij incident arbitri ndërpret ndeshjen. “Ai mendon se është Maradona,” shfryn Segovia. “Një turp, unë jam një nga kapitenët këtu, deri sa trajneri të ndryshojë zgjedhje, unë do godas penalltitë e ekipit.” Klub reagoi në mënyrë kontradiktore. Në fillim drejtuesit kërkon të mos ta bënin publike ngjarjen, por lajmi u përhap pasi kishte fotografë në fushë.