Grupi militant “Eta” ka filluar procesin e dorëzimit të armëve në jug të Francës. Një nga reporterët e BBC-së ka konfirmuar se “Eta” i dorëzoi një sërë arkash me armë policisë franceze. Eta vrau më shumë se 800 persona dhe plagosi mijëra në më shumë se 40 vjet dhune, që kishin për qëllim krijimin e një shteti të pavarur bask në jug-perëndim të Francës dhe në veri e Spanjës. Spanja refuzon të negociojë me grupin separatist, thekson “BBC”. “Eta” nga ana tjetër ka njoftuar se është dorëzuar të gjitha armët dhe eksplozivët.