Paris, 17 shtator – Grupi i Republikës në lëvizje (LREM), parti e krijuar nga presidenti Emanuel Makron në Parlamentin nacional e regjistroi largimin e 40-t nga fillimi i mandatit. Deputeti nga Pa-de-Kale Benoa Poteri vendosi t’i bashkangjitet grupit Azhir, i cili i bashkon deputetët e qendrës së djathtë nga shumica.
Deputeti megjithatë dëshiron të sqarojë se “nuk ka vërejtje ndaj grupit LREM”. Ai gjithashtu mbetet anëtar i lëvizjes. “Në departamentin tim shumë anëtarë të lëvizjes vijnë nga partia socialiste, dëshirova ta shpreh ndjeshmërinë time ndaj qendrës së djathtë”, sqaron ai. Benoa Poteri, gjithashtu, thekson se ai preferon të punojë në grup më të vogël parlamentar ku “zëri i tij dëgjohet” dhe ku ka “më shumë kohë të flasë”.
Me zgjedhjet e paralajmëruara të senatorëve në fund të shtatorit, presidenti Emanuel Makron rrezikon të gjendet në situatë më të vështirë me opozitë akoma më të madhe në Dhomën e poshtme, duke pasur parasysh se në zgjedhjet e fundit komunale partia e tij nuk shënoi sukses. Në zgjedhjet për senatorë votojnë përfaqësues të asambleve territoriale dhe lokale dhe këshillave komunal.