Shkup, 28 janar – Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë sot realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson dhe euroambasadorin Samuel Zhbogar në të cilin, siç kumtoi,e riafirmoi qëndrimin se vendi meriton mundësinë që në qershor t’i fillojë bisedimet për hyrje në BE.
Në takim ishin theksuar angazhimet e Grupit të pavarur parlamentar që të fillojë me proceset e rëndësishme reformuese të cilat i paraprijnë Maqedonisë.
“Si pika më të rëndësishme ishin theksuar reformat në gjyqësor, korrupsion, siguri dhe administratë. Këto çështje janë me rëndësi të madhe për Maqedoninë. Grupi i pavarur parlamentar do të jetë korrektues dhe do të luftojë për zgjidhje më të mira ligjore dhe zbatimin e tyre”, thekson Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së. (koha.mk)