Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO: Protokoli pwr NATO, siguron paqen
Shkup, 6 shkurt – Sot, pas 26 viteve, Maqedonia përfundimisht e nënshkroi protokollin për anëtarësim në NATO. Qytetarëve u urojmë për këtë moment të rëndësishëm i cili për ne do të thitë siguri dhe paqe, thuhet në kumtesën zyrtare të grupit të pavarur të VMRO-së, përcjellë gazeta KOHA.
“Jemi krenarë që e njohëm momentin, rëndësinë e këtij shansi për atdheun tonë dhe sinqerisht të bindur e mbështesim stabilitetin dhe sigurinë për qytetarët tanë. Para nesh ka edhe shumë sfida, të drejtë i presim dhe ndaj të gjitha reformave do të inkuadorhemi me përgjegjësi dhe tërësisht do të angazhohemi që Maqedonia të jetë një tregim i suksesshëm i Ballkanit, e integruar edhe në BE”, deklarojnë nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-së.(koha.mk)