Shkup, 31 janar – Lidhur me ngjarjet e 27 prillit, për të cilat për momentin zhvillohet proces gjyqësor dhe i cili ishte pjesë e procesit për falje i shndërruar në Ligjin për Amnisti, apelojmë që gjykata ta respektojë Ligjin, thuhet në komunikatën e Grupit të pavarur të0 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Koha.
“Me keqardhje konstatojmë se, sot Prokuroria Publike gjatë fjalimit përfundimtar nuk i respekton dispozitat nga neni 1 nga Ligji për Amnisti, ku në mënyrë shumë të saktë është definuar për çfarë vepra duhet të vazhdojë procesi gjyqësor. Për këtë arsye dëshirojmë të theksojmë se respektimi dhe zbatimi i ligjit është imperativ për qeverisjen e të drejtës. Prandaj apelojmë deri tek Gjykata që t’i respektojë dispozitat nga Ligji për Amnisti, duke i pasur parasysh dëshmitë të cilat janë dhënë gjatë procesit gjyqësor. Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë”, thuhet në kumtesë. (koha.mk)