Grupi i pavarur i deputetëve nga VMRO-DPMNE propozon narko test vullnetar për deputetët

Shkup, 17 maj – Grupi i pavarur i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për një Maqedoni më të mirë sot do të parashtrojë nismë në Kuvend, që të gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e mjeteve narkotike, njofton Koha.mk

Kërkojnë që Kuvendi të hënën, të mundësojë kushte dhe ekip mjekësor i cili do të mund ta zbatojë.

“Propozojmë edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, nëpunës administrativ, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkangjiten në qëllimin dhe qytetarëve tonë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të mjeteve narkotike. I inkurajojmë të gjithë ushtruesit e funksioneve publike ta bëjnë të njëjtën vullnetarisht”, qëndron në kumtesën e grupit të pavarur të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për një Maqedoni më të mirë.

Potencojnë se motoja e tyre është “Propozime konkrete dhe hapa për qytetarë më të kënaqur”. (koha.mk)