Vota PËR nuk zgjidh çdo problem, përfshirë edhe BE-në, por tregon rrugën, ju vendos në rrugë të pastër me destinacion të qartë dhe besim të arsyeshëm se në fund do të arrini atje. Vendi juaj ndoshta është i vogël, por ka një histori krenare. Keni pasur beteja të ndryshme. Mirëpo, përpjekjet tuaja në të ardhmen duhet të drejtohen drejt sigurimit të një jete më të mirë në vitet që janë pranë Jush
Në 30 shtator, ju do të keni mundësinë të bëni zgjedhjen historike. A dëshironi të hapni rrugën e anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe BE me atë që do të përkrahni marrëveshjen me Greqinë? Ne Grupi i Ohrit, ju ftojmë të thoni PO.
Ne jemi grupi burrështetas ndërkombëtar, diplomatë, ushtarë dhe mendimtarë të cilët njëzet vitet e fundit kanë qenë thellë të përfshirë për të ndihmuar shtetin tuaj. Shumica nga ne ishin me Ju në vitet e para të këtij shekulli, përfshirë edhe në negociatat e Marrëveshjes së Ohrit dhe ishim pjesë e operacioneve vijuese të NATO-s. Të gjithë jemi krenar që mundnim të ndihmojmë që t’i tejkalojmë kohërat problematike. Të gjithë dhamë pjesë nga vetja në vendin Tuaj të bukur, prandaj të gjithë ne dëshirojmë t’Ju shohim të ecni përpara drejt një të ardhme më të mirë të cilën e meritoni.
Nga mesi i qershorit të këtij viti, Qeveria e Zoran Zaevit dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshjen historike për problemin me emrin, edhe me këtë potencialisht e mbyllën kontestin që zvarritej shumë gjatë. Pas kësaj, BE dhe NATO njohën suksesin dhe Ju dërguan ftesa që të bashkangjiteni nëse Ju si komb, përkrahni marrëveshjen me Greqinë. Parlamenti Juaj votoi që të mbahet Referendumi më 30 shtator kur do të keni mundësinë ta dëshmoni atë përkrahje.
Ne këtë e shohim si moment “sot ose kurrë” për vendin Tuaj, për Ju, dhe për të ardhmërinë e fëmijëve Tuaj. Qeveria Juaj dhe Qeveria greke nuk negociuan sikurse dy rivalë të djeshëm, por si miq të së nesërmes. Shumë prej nesh kujtohen në kohët e errëta të Ballkanit Perëndimor gjatë viteve 1990 kur jetët ishin të dominuar nga rivaliteti etnik, dhuna dhe mosbesimi. Progresi ekonomik dhe social ngeci. Ato ditë duhet t’i mbesin së kaluarës.
Anëtarësimi në NATO ofron garanci sigurie. Anëtarësimi në BE do të sjellë zhvillimi ekonomik, investime më të mëdha, vende të punës dhe qasshmëri në programet evropiane që do ta përmirësojnë jetën Tuaj. Me anëtarësimin në të dyja organizatat, Ju do të jeni pjesë e familje së Evropës Perëndimore të kombeve që është fokusuar në të ardhmen, dhe ajo që në të vërtetë është e rëndësishme për njerëzit, sesa betejat e kaluara të rivalitetit që i takojnë historisë.
Qeveria Juaj dhe Qeveria greke negociuan si Qeveri të mirëfillta demokratike, të cilat kanë respektim të thellë të të drejtave të njeriut, sundimin e së drejtës, mediat e lira dhe vlera të tjera fundamentale evropiane. Prandaj ato mund të besojnë njëra-tjetrën dhe të arrijnë marrëveshje, e cila ishte shumë e vështirë që të gjendet në të kaluarën.
Këto vlera për të cilat jeni të thirrur t’i përkrahni kur do të votoni më 30 shtator, vlera të cilat janë themelet e BE-së dhe NATO-s. Vota PËR nuk zgjidh çdo problem, përfshirë edhe BE-në, por tregon rrugën, ju vendos në rrugë të pastër me destinacion të qartë dhe besim të arsyeshëm se në fund do të arrini atje. Vendi juaj ndoshta është i vogël, por ka një histori krenare. Keni pasur beteja të ndryshme. Mirëpo, përpjekjet tuaja në të ardhmen duhet të drejtohen drejt sigurimit të një jete më të mirë në vitet që janë pranë Jush.
Meritoni të merrni pjesë në skenë më të madhe, që njerëzit tuaj të shohin sesi talentet e tyre sigurojnë prosperitet dhe mundësi si pjesë e mejnstrimit evropian. Ky është ai momenti “Tani ose kurrë”. Vota PËR do të jetë për të ardhmen: të ardhmen Tuaj. Kjo është zgjedhja Juaj, dhe ju ftojmë që ta shfrytëzoni.
Shkrimi është firmosur nga anëtarët e njohur si Grupi i Ohrit:
Lord Robertson nga Port Elen, ish sekretar gjeneral i NATO-s, kryesues i “Grupit të Ohrit”
Karl Bildt, ish i dërguar special i BE-së dhe OKB-së për Ballkanin
Havier Solana, ish sekretar gjeneral i NATO-s
Alena Le Roa, ish përfaqësues special i BE-së në Shkup
Ambasadori Volfgang Ishinger, kryesues i Konferencës për Siguri në Mihen
Ambasadori Robert Gelbard, ish përfaqësues special i ShBA-ve për Ballkanin
Lordi Gajd nga Kroberg, ish diplomat britanik për Ballkanin
Gjeneral Ser Barni Uajt- Spuner, ish komandat i NATO-s në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
Dejmon Uillson, kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik
(Nga mediat shqipe, gazeta KOHA ka të drejtën ekskluzive për botimin e këtij shkrimi)