Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së propozon heqje të akcizës për dizelin prej 3,5 denarë

14

Shkup, 24 prill – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të propozojë ulje, gjegjësisht heqje të akcizës shtesë për dizelin prej 3,5 denarëve të cilën nga 1 janari të këtij viti e vendosi Qeveria e Zoran Zaevit dhe ministrit Tevdovski.

Bëhet fjalë për ngarkim të madh edhe për qytetarët edhe për ekonomitë dhe për këto arsye shikojmë se çdo ditë çmimi i dizelit në Maqedoni po rritet.

Pasi Zaev dhe Tevdovski hynë në Qeveri, çmimi i dizelit është rritur prej 46 në 60 denarë, gjegjësisht rritja është 30 për qind.

Për këto arsye, thuhet në kumtesë, shteti më së paku që mund të bëjë është që ta heq pagesën shtesë e cila do ti prekë qytetarët e Maqedonisë në xhep me më shumë se 30 milionë euro dhe komunikacionin rrugor dhe transportuesit dhe kamionistët absolutisht pa dallim dhe prodhimtarinë e serave, ndërmarrjet, kompanitë transportuese dhe pas kësaj, me këtë çmim ato rritje reflektohen edhe në prodhimet tjera në Republikën e Maqedonisë të cilat gjithashtu shkojnë në rënie.

“VMRO-DPMNE-ja si parti politike apelon përmes LSDM-së, deri tek shumica parlamentare, deri tek Zaev dhe Tevdovski të tregojnë sens për nevojat e qytetarëve, për nevojat e ekonomisë së Maqedonisë, sepse çmimi i dizelit absolutisht çdo ditë shkon në rritje. Bëhet fjalë për intervenime të mëdha, bëhet fjalë për ngarkime të cilat kanë evidente dhe më së paku që mund të bëhet në këto kushte të vështira ekonomike është që t’u ndihmohet amvisërive dhe qytetarëve dhe gjithashtu edhe ekonomisë”, ka thënë Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja.

Comments are closed.