Shkup, 30 janar – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të parashtrojë propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin parashikohet të kthehet zgjidhja e vjetër ligjore me të cilën viteve të kaluara pensionistët në mënyrë të vazhduar kanë marrë rritje të pensioneve.
“Me këtë propozim ligj pensionistët do ta marrin rritjen e merituar të pensioneve. Me këto ndryshime ligjore do të hiqet ligji i dëmshëm të cilin e ka miratuar LSDM me të cilin u shkurtohet e drejta e pensionit më të madh prej rreth 500 denarë të mbi 310 mijë pensionistëve. Me ndryshimet ligjore të LSDM-së kryhet harmonizim i pensioneve, por jo edhe rritja reale. Pushteti në mënyrë brutale i manipulon dhe luan me pensionistët. Në vend të rritje së premtuar të pensioneve, pensionistët e LSDM-së kanë marrë shkurtim të pensioneve në këët mënyrë LSDM ia ka ulur fuqinë blerëse. Për dallim nga LSDM, VMRO-DPMNE kujdeset për pensionistët. Do të donim t’u bëjmë thirrje edhe deputetëve të shumicës parlamentare, të punojnë në interes të qytetarëve, e jo në interes së Qeverisë dhe t’i mbështesin këto ndryshime ligjore”, thekson Sllagana Mitovska, deputete e VMRO-DPMNE-së. (koha.mk)