Shkup, 30 maj – Gjithë procesi i zbatimit të Strategjisë dhe Planit aksional për reforma gjyqësore por periudhën raportuese nga marsi i vitit 2019 në përgjithësi mund të konkludohet se ishte më transparent nga më parë, ndërsa përfshirja e palëve të prekura dhe sektori civil ishte përmirësuar, tha në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, Urania Pirovska në emër të grupit Bluprint për reforma në gjyqësor, duke dhënë kthesë në raportin më të mirë të Komisionit Evropian për vendin tonë, njofton Koha.mk
Edhe pse, siç theksoi, korniza kohore fillimisht e dhënë për miratimin e 13 nga ligjet e monitoruara nuk përjashtohet, megjithatë në këtë periudhë raportimi edhe krahas obstruksioneve nga presidenti i mëparshëm i shtetit, u aprovuan gjithsej pesë nga këto ligje të aprovuara.
Iva Conevska nga Instituti për politikë evropiane theksoi se në raportin e KE-së janë përshëndetur përpjekjet të bëra në planin e brendshëm, gjegjësisht vetë proceset reformuese para se gjithash arritja e rezultateve kyçe në fusha të caktuara, që janë theksuar në vetë konkluzionet e Këshillit: gjyqësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në shërbimet e inteligjencës, administratën publike.
Natali Petrovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” theksoi se deri te Ministria e Drejtësisë kanë adresuar vërejtje lidhur me Propozim-ligjin për prokurori publike.
Sipas saj mandati i PSP-së duhet të vazhdojë të jetë në drejtim të përndjekjes së krimit të lartë dhe funksionarëve të lartë politikë shtetërore, siç ka qenë edhe periudhën e kaluar. (koha.mk)