Shkup, 22 janar – Është arritur marrëveshje që grupet e punës të pushtetit dhe të opozitës të kenë takim për ligjin për prokurorinë publike deri në fund të javës, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
“Gjatë ditës së djeshme pati takim koordinues të dy anëtarëve nga të dy grupet, nga ai në pushtet dhe atij në opozitë për dinamikën për ligjin për prokurorinë publike, i cili si propozim na është dorëzuar para disa ditëve. Dhe është arritur marrëveshje të kemi takim të të dy grupeve të punës, secili grup me vërejtje dhe argumente të veta, më së voni deri në fund të kësaj jave”, theksoi Milloshoski në sallën për shtyp në Kuvend.
Ai shfaqi shpresë se në atë takim do të ketë këmbim të argumenteve në mënyrë konstruktive që, siç tha, do të mund t’i afrojnë qëndrimet për një tekst të harmonizuar ligjor, në pajtim me standardet veneciane të komisionit, të cilin do të mund ta miratonin me konsensus të gjerë.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Milloshoski tha se në vetë takimin e punës që do ta kishin me kolegët nga koalicioni në pushtet, me ekipin e tyre juridik, do t’i ekspozonin vërejtjet, argumentet e tyre, apo disa anomali të caktuara me të cilat konsiderojmë se teksti mund të përmirësohet.