Shkup, 17 korrik – Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Informatën për formim të grupit të punës ndër resorësh për sigurim të zhvillimit të mëtutjeshëm cilësor dhe implementim të procesit të decentralizimit dhe të zhvillimit të barabartë rajonal.
Në pajtim me këtë Informatë në mbledhjen e sotme është miratuar Propozim – vendimi i Zyres së kryeministrit, e cila në periudhën në vijim, në bazë të konsultimeve me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, do të shqyrtohet mundësia për vendosje të praktikës së re në përgatitjet për Buxhetin e shtetit, në fazën e tij të hershme të parashikimit të mjeteve për mbështetje dhe zhvillim të vetëqeverisjes lokale dhe të zhvillimit të barabartë rajonal për shpërndarje më adekuate të Buxhetit për vetëqeverisjen lokale me qëllim që Qyteti i Shkupit dhe komunat të sigurojnë zbatim të suksesshëm të projekteve në interes të qytetarëve.
Ministrat dhanë mendim pozitiv ndaj Kërkesës për interpretim autentik të nenit 21 paragrafi 1 pika 4, lidhur me nenin 20 të Ligjit për tatim të fitimit, parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim, në pajtim të të cilit hapet mundësia për zbatim të përfitimeve nga lirimi i tatimimit të dyfishtë për të drejta të pronësisë intelektuale (letrare, figurative, vepra shkencore, përfshirë edhe vepra kinematografike dhe televizive e audiovizuale), ndërkaq të cilat rrjedhin nga vende me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur marrëveshje ndërkombëtare për evitim të tatimimit të dyfishtë.