Shkup, 19 tetor – Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski, të cilët u arrestuan mbrëmë në Selanik, u kapën nga policia greke derisa po tentonin që ta kalonin kufirin duke përdorur pasaporta false bullgare, mëson jozyrtarisht Televizioni 24. Deri tash, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk e ka konfirmuar arrestimin e dy ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të brendshme. Grujovski dhe Boshkovski janë në arrati që nga 18 korriku, pasi Gjykata Penale Shkupi 1 lëshoi një urdhër-ndalimi ndaj tyre.