Të dy ish-agjentët e DSK-së, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski u ulën në ulësen e të pandehurve në gjykatën e Selanikut, por, siç publikojnë mediat ekipet e të cilave gjenden atje, gjykimi akoma nuk ka filluar, sepse nuk ka përkthyes gjyqësor dhe për to po pritet me orë. Ato janë në gjykatë me avokatë nga Greqia dhe një nga Maqedonia. Ata gjykohen për pasaporta të rrejshme, përveç tyre në gjykatë presin edhe emigrantët që nuk kanë status të drejtë në Greqi.
Deri tani nuk dihet se a do të shtyhet gjykimi.
Ndryshe, edhe të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut për shkak të posedimit të dokumenteve të rreme të udhëtimit, por gjykimi është anuluar për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase.
Grujevski dhe Boshkoski akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″.
Që të dy u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.
Paraprakisht mediat greke lajmëruan se Grujoski dhe Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi.
Procedurën nga ana e Maqedonisë, do ta zhvillojë Ministria e Drejtësisë, e cila mbrëmë nga MPB-ja e mori njoftimin nga Interpol-Athina për Boshkoskin dhe Grujevskin të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar. Ministria e Drejtësisë, pasdite kumtoi se ka dorëzuar kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup për përgatitjen e tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre, pasi është marrë letër zyrtare nga Shërbimet qendrore policore të MPB-së.
Edhe krahas asaj që Maqedonia dhe Greqia kanë marrëveshje për ekstradim, dy të arrestuarit mundet shpejt t’i dorëzohen Maqedonisë me marrëveshje të dy ministrive të punëve të brendshme, pohon ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov për Dojçe Vele.