Shkup, 1 dhjetor – Në Gjykatën e Selanikut sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK-së, Nikolla Boshkovski.
Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues. Ata dy herë u nxorën para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit, por gjykimi ishte anuluar për më 1 dhjetor (sot) për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase.
Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa2”.
Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut, duke tentuar ta lëshojnë Greqinë me pasporta të rrejshme bullgare. Grujevski ka poseduar pasaportë me emrin Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski me emrin Nexhbi Hasani.