Shkup, 9 nëntor – Parlamenti i Maqedonisë në seancën e sotme me 58 vota pro dhe 29 kundër nuk ka arritur t’i marrë mandatin ish kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton koha.mk. Për marrjen e mandatit të Gruevskit kanë qenë të nevojshme dy të tretat e votave të deputetëve.