Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u dërgoi urim qytetarëve të Maqedonisë me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë, Vllezërve të shenjtë Kirili e Metodi. Siç thekson Gruevski, Kirili e Metodi me veprën dhe punën e tyre mundësuan barazi të popujve në kohën e tyre, duke e kudnërshtuar kuptimin e deriatëhershëm të kufizuar se dituria dhe shkenca duhet të barten në vetëm disa gjuhë të atëhershme, e zgjeruan diturinë në përmasa të papara të atëhershme dhe kontribuuan për avancimin e shkencës në tërësi.