Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, së bashku me sekretarin për politikë ndërkombëtare të partisë, Aleksandar Nikollovski, sot realizuan takim me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara. Siç kumtoi VMRO-DPMNE, takimi është mbajtur me kërkesë të ambasadores e cila ka theksuar se për Turqinë si mike e përhershme e Maqedonisë, me rëndësi është stabiliteti i vendit, dhe se Turqia është këtu nëse mund të ndihmojë dhe nëse ekziston nevoja për këtë.
Gruevski ka theksuar se me Republikën e Turqisë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ka shprehur bindje se do të sendërtohen. Theksoi se vlerësohet mbështetja që e jep Turqia posaçërisht në planin për integrim në Aleancën e NATO-s. Shtohet se VMRO-DPMNE ka refuzuar të negociojë për platformën në bisedimet me BDI-në, me qëllim, siç kumtojnë, që të kos çohet vendi në situatë ende më të ndërlikuar, ndërsa duke pasur parasysh se negociimi i sërishëm i Marrëveshjes sË Ohrit është në të vërtetë hapje e kutisë së Pandorës.
Thekson se në bisedimet me BDI-në, VMRO-DPMNE ka qenë në mënyrë të theksuar kundër vendosjes së dygjuhësisë në tërë territorin dhe se kanë treguar interes që diskutimi të zhvillohet rreth ideve të caktuara për avancimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në ato komuna ku jetojnë bashkësi etnike të ndryshme nga maqedonasja në lartësi prej së paku 20 përqindëve në suaza të komunës, çështje për të cilën gjithashtu ka pasur shumë dallime. Nga ana e VMRO-DPMNE-së është cekur se është e dukshme se parti të caktuara dëshirojnë ta anashkalojnë partinë e cila fitoi shumicë votash në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe dëshirojnë në atë mënyrë t’i realizojnë qëllimet lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Ambasadorja pyeti nëse zgjedhjet e reja të parakohshme do të japin rezultat adekuat për tejkalimin e gjendjes së vazhdueshme, ndaj çka Gruevski theksoi se në to sheh si mundësi për shtetin, në të kundërtën alternativa është kriza e vazhdueshme. Më mirë është ta kemi mundësinë dhe gjasat, se sa të kemi krizë në vazhdimësi, ishte përgjigja e VMRO-DPMNE-së. Më mirë të shpenzohen dy muaj të tjerë për zgjehdje të reja, se sa gjashtë muaj të tjerë, apo një vit të ngujuar në krizën politike, thuhet në kumtesë. Ambasadorja e Turqisë, Erkal Kara theksoi se flitet për mundësinë për koalicionim të LSDM-së me partitë e tjera, ndaj çka VMRO-DPMNE ishte cekur se gjithçka është e mundur, por kjo do të thotë braktisje e përhershme e parimit të fituesit tek maqedonasit të koalicionojë me fituesin tek partitë dhe votuesit shqiptarë. Braktisja e atij parimi do të ishte proces iverzibil, proces në të cilin nuk ka kthim prapa, thuhet në kumtesë. Në takim është biseduar edhe për gjendjen aktuale politike në Turqi dhe sfidat me të cilat përballet. bashkëbiseduesit shfaqën shpresë për thellim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet e interesit të përbashkët, kumtoi VMRO-DPMNE.