Bruksel, 7 qershor – VMRO-DPMNE edhe si opozitë do të punojë fuqishëm që Maqedonia të marrë bisedime me Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në NATO. Këtë mesazh nga Brukseli sot e dërgoi kryetari i partisë më të madhe opozitare dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pas takimit me eurokomisarin për bisedime për zgjerim, Johanes Han. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në takimin 45-minutësh, Gruevski dhe Han kanë shkëmbyer mendime rreth situatës aktuale në Maqedoni me fokus për zhbllokimin e procesit të inkuadrimit të vendit në Union. “Sot jam takuar me komisarin Han me të cilin bisedova për situatën në Maqedoni dhe për atë që pason. Pozicioni i VMRO-DPMNE-së është se është koha përfundimtare që Maqedonisë t’i mundësohet fillim i bisedimeve për anëtarësim në BE, sepse kemi bërë mjaft reforma në të kaluarën, në të gjitha sferat dhe sektoret. Reforma të reja do të ketë gjithmonë”, tha Gruevski pas takimit. Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Parlament, shtoi se me Hanin kanë biseduar edhe për aspekte tjera nga jeta politike e ndërlidhur me proceset e mëtutjeshme politike në Maqedoni.