Shkup, 12 prill – Ish kryeministri Nikolla Gruevski pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për “Titanik” tha se seanca gjithmonë ka kur negociohet për emrin me Greqinë.
“Edhe sot siç mundët të vëreni në agregatët elektronikë tema numër një është “Titanik”, ndërsa tema numër 2 është emri. Herën e kaluar kur kemi pasur seancë për rastin “Titanik” kishte negociata për emrin në Vjenë, sot ka negociata në Ohër. Kështu që ju nxirrni konkluzion se cili është një nga qëllimet kryesore në këtë proces”, deklaroi Gruevski sot para Gjykatës së re Penale ku është mbajtur seanca për lëndën “Titanik” në të cilën përveç tij janë akuzuar edhe 20 persona për njëzet vepra të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore.
Në pyetjen e gazetarëve nëse nga të gjitha rastet do të kërkojnë përjashtim të gjykatësve, Gruevski tha se gjithçka që do të bëjnë është sipas rekomandimeve të avokatëve.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me paraqitjen e kryeministrit Zoran Zaev në Kuvend, në të cilën përmendi se kanë gjetur “cunami financiar” në shtet, Gruevski u përgjigj se LSDM prej se ka ardhur në pushtet për papunësinë dhe përtacinë e tyre i “vihet” VMRO-DPMNE-së.
“Ajo kohë do të kalojë. Asgjë nuk kemi lënë që është jashtë një pune logjike, normale dhe vijuese”, shtoi Gruevski.