Shkup, 1 mars – Gjykatësi Goran Bоshevski me kërkesë të mbrojtјеs së të akuzuarit në rastin “Trajektorja” ka dhënë pushim prej gjysmë ore që të koordinohen për fjalimet hyrëse.
Peshevski, Janakievski dhe Gruevski para Gjykatës u shprehën se e kanë kuptuar aktakuzën, por se nuk nuk ndihen fajtorë. Gruevski përsëri tha se e ka lexuar dhe kuptuar propozim akuzën, po siç shtoi, nuk ndihet fajtor për veprën penale.
Më herët, prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska tha se me veprimtarinë kundërligjore të kompanisë kineze “Sinohidro” fitoi interes pronësoro-juridik prej 155.117.256 eurosh, ndërsa vlera e dëmit paraqet dallim mes vlerës së çmimit të cilën si shtet ia paguajmë ” Sinohidros” dhe çmimin që kjo kompani ua paguan prodhuesve.
” I akuzuari Nikolla Gruevski ka kryer vepër penale “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, derisa Janakieski, Peshevski dhe Georgievski kanë kryer “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Propozoj Gjykata t’i shpallë si fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit”, tha Stefanofska.
Ajo sqaroi se Peshevski dhe Janakievski edhe pse kishin pranuar dhe shqyrtuar ofertë shtesë nga kompania “SVE” më e ulët për 4.800.000 euro se ajo e “Sinohidro”, nuk e kanë dorëzuar deri te Agjencia për Rrugë dhe nuk e kanë marrë parasysh, ndërsa e kanë zgjedhur “Sinohidro” për tre akset e autostradës.
Gjykata i refuzoi si të pabazë propozimin e Gruevskit që SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi në procedurë, sepse ato nuk mund të vlerësohen në këtë fazë.
Kërkesa që audio-incizimet dhe ekspertiza të përdoret në procedurë për shkak të pamundësisë që të konfirmohet vërtetësia e tyre janë hedhur poshtë si të pabaza.
Kërkesat janë hedhur poshtë si të pabaza sepse për to Gjykata do të debatojë në një fazë tjetër të procesit.
Në fillim të seancës gjykatësi Goran Boshevski i pyeti të akuzuarit nëse ka ndryshim të të dhënave. Janakievski tha se momentalisht është i punësuar në “Pelisterka”, Peshevski llogaritet si i papunësuar dhe merr apanazh, Gerogievski është i papunësuar, ndërsa Gruevski është deputet në Kuvendin e RM-së.
Gruevski, Peshevski, Janakievski dhe Gorgievski janë të akuzuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.
Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.