Gruevski për incidentin e Kumanovës: Grupeve të armatosura u dhamë mundësinë të dorëzohen

78

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka folur për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Kumanovë, dhe se si intervenoi vetë si shef i ekzekutivit asokohe. “Nuk mund të jemi ne fajtorë për atë se me muaj dikush ka përgatitur të gjejë mënyra që të hyjë në mënyrë të paligjshme në territorin tonë, i armatosur deri në dhëmbë”, është shprehur ai, gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Ne iu dhamë mundësinë të dorëzohen, ishte lejuar mundësia për t’u dorëzuar, dhe atë dy herë gjatë ditës”, ka theksuar Gruevski. “Një grup u dorëzua, tjetri s’u dorëzua. Pastaj, pas disa ditëve iu dha një mundësi tjetër për t’u dozuar”, ka treguar ish-kryeministri maqedonas.

Comments are closed.