Budapest, 20 nëntor – Sot, Republika e Hungarisë, shtet anëtar i BE-së dhe NATO, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të mëhershme për marrje të azil politik, për shkak të persekutimit politik në Republikën e Maqedonisë. Kështu shkruan në profilin e tij ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur ditë më parë drejt Hungarisë, ndërsa kishte kaluar ilegalisht nga Maqedonia drejt Shqipërisë e më pas në Mal të Zi, në Serbi dhe kishte arritur në Hungari. “Në kërkesën për azil politik theksova se të njëjtin e kërkoj për shkak të persekutimit politik nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.
Kam theksuar se qeveria dëshiron të më privojë nga liria duke përdorur hapat jodemokratike dhe metodat dhe abuzimin e sistemit t; prokurorisë dhe gjyqësorit në Maqedoni. Kam shpjeguar se si ka filluar, me nisjen e publikimit të audiomaterialeve të marra në mënyrë të paligjshme, emërimin e prokurorit publik special që u bë vegël partiake e partisë së LSDM, si dhe gjyqi, përshkrova të gjitha padrejtësitë, parregullsitë, punën e paligjshme, diskriminimin, proceset dhe vendimet e montuara gjyqësore, procedurat konkrete gjyqësore kundër meje dhe torturën pas formimit të qeverisë së re që e kam përjetuar unë dhe një pjesë e bashkëpartiakëve të mi, duke dhënë shembuj dhe dëshmi konkrete dhe përfundova me kërcënime të shumta për jetën time që jam ballafaquar gjatë ditëve të fundit para se të largohem nga Republika e Maqedonisë…”, shkruan Gruevski. (koha.mk)