Shkup, 29 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk zbuloi hollësi nga takimi i mbrëmshëm tek presidenti Gjorge Ivanov, në të cilin ishte i ftuar edhe kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Në përpjekje që t’i qetësojë tensionet në shoqëri, që u krijuan me këto persekutime politike, presidenti na ftoi për bisedë. Në takim i përsërita qëndrimet që i thashë në pres-konferencën e djeshme”, tha Gruevski.
Gruevski, gjithashtu, theksoi se ende nuk kanë vendim se nëse do ta braktisin Kuvendin e Maqedonisë.
Nga kabineti i presidentit Ivanov, mbrëmë u liferua kumtesë në të cilën thuhet se në takim është biseduar për “ndodhitë aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja e tensionuar në shtet që shkakton shqetësim tek qytetarët”.