Shkup, 10 nëntor – Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Komisionin për ndryshime kushtetuese, ku sot debatohet për propozim amandamentin e tretë në fazën e dytë të procesit për ndryshimet kushtetuese.
Ai sot nuk u paraqit as edhe në burgun e Shutkës ku duhet të mbajë dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy vjet për lëndën “Tenk” që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz në shumë prej 600 mijë euro.
Më herët, Gruevski ka kërkuar shtyrje të shërbimit me burg, ndërsa si shkak jozyrtarisht ka theksuar obligimet e deputetit në mbledhjet për ndryshimet kushtetuese. Këshilli penal dje ka vërtetuar vendimin e gjykatësit për të mbajtur dënimin me bug.