Gruevski: Nuk do të favorizoj asnjë kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së

14

Shkup, 11 dhjetor – Kryettari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk planifikon të përzihet në vendimet e delegatëve, as t’ju sugjerojë cilin ta mbështesin dhe ta përzgjedhin për kryetar të ardhshëm të partisë. E le që ata vetë të vendosin, ndërsa kandidatët të zhvillojnë garë brendapartiake dhe të kenë kujdes në mbajtjen e unitetit të partisë.

“Shumica e atyre personaliteteve, emrat e të cilëve çdo ditë përmenden në media si kandidatë potencialë për kryetar të VMRO-DPMNE-së, janë bashkëpunëtorë dhe miq të mi për shumë vite me radhë, njerëz me të cilët, me vite së bashku kemi punuar dhe së bashku sjellim dhe ende sjellim vendime në parti. Me një pjesë prej tyre edhe në Qeveri, i kemi ndarë edhe të mirat edhe të këqijat dhe me gjithë ata kam relata të afërta, si zyrtare ashtu edhe private. Prandaj, unë nuk planifikoj të përzihem në vendimet e delegatëve, e as t’ju sugjeroj se cilin të mbështesin dhe të përzgjedhin për kryetar të VMRO-DPMNE-së”, shkruan Grusevki në profilin e tij në FB.

Përzgjedhja e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, sipas tij, duhet të jetë demokratik dhe të rrjedh nga besimi i thellë ndaj atij personi të atyre të cilët do të votojnë dhe atyre të cilët do t’ua delegojnë atë privilegj, ndërsa ata, siç potencoi, janë anëtarë të partisë.

Shton edhe se secili prej kandidatëve të mundshëm emrat e të cilëve përmenden në media deri më tani ka përvojë, njohuri, vizion dhe kapacitet të mjaftueshëm, nëse zgjidhet në kongres me siguri dhe bindshëm ta fitojë LSDM-në dhe Zaevin në zgjedhjet e ardhshme, nëse ka terren të barabartë për luftë politike. 

Comments are closed.