Ish- kryeministri i dënuar për rastin “Tank”, Nikolla Gruevski i cili u arratis në Budapest, nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e Apelit me ankesa lidhur me masën e “paraburgimit” që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike, raporton gazeta KOHA.
“Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e Apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e vërtetoi atë”, thuhet në raport e PSP-së.
Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e Apelit ende nuk ka dhënë përgjigje. (koha.mk)