Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot e përsëriti qëndrimin e partisë për mbajtjen e zgjedhjeve paralelisht me mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Gruevski me këtë konfirmoi se partia e pranon kërkesën e iniciativës qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët” që u dërgua në protestat të cilat në më shumë qytete në Republikën e Maqedonisë mbahen mbi 50 ditë.
“Maqedonia është duke u ballafaquar me periudhë e cila është karakteristike nga ajo që pas zgjedhjeve ndodhet në një mashtrim të madh zgjedhor. Njerëzit ndjehen të mashtruar. Kemi periudhë në të cilën pa pak 60 ditë mijëra qytetarë janë në rrugë duke protestuar kundër mashtrimit zgjedhor. Ato parti të cilat e bënë këtë mashtrim të kryesuara nga LSDM duket se akoma nuk mund ta njohin revoltin e qytetarëve dhe pakënaqësinë. Me këto protesta kërkohet që ky mashtrim zgjedhor të hiqet nga tryeza”, deklaroi Gruevski, i cili sot ishte për vizitë në Vollkovë.
Qytetarët e kuptuan, vlerëson kryetari i VMRO-DPMNE-së, “se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk mund të heq dorë nga Deklarata e Tiranës dhe se ka dhënë premtime të fuqishme ose se ndoshta është shantazhuar dhe se në njëfarë mënyre nuk ka dalje”. Asnjëherë deri më tani, tha ai, “nuk kanë ndodhur protesta kaq të mëdha dhe kaq të gjata të qytetarëve në mbarë Maqedoninë”. Sipas tij, “LSDM-së në të ardhmen do t’i kushtojë shtrenjtë injorimi i revoltit të qytetarëve dhe sjella e këtillë”.