Tiranë, 15 nëntor 2018 – Verifikimi i bërë i sistemit të vendkalimeve kufitare nga ana e autoriteteve shqiptare kishin verifikuar se ish-kryeministri i RM-së Nikolla Gruevski, Shqipërinë e kishte lëshuar më 11 nëntor rreth orës 19, lajmëron televizioni i Tiranës Ora Neës.
Gruevski nga Shqipëria kishte dalë përmes vendkalimit kufitar Han Hoti-Muriqan, në kufirin Shqipëri-Mali i Zi. Ishte me veturë diplomatike të ambasadës hungareze dhe posedonte pasaportë në emrin e tij.
Duke iu referuar burimeve të sigurta, Top Channel thekson se nga kontrollimi i TIMS sistemit të pikave kufitare, kishte dalë se ai në territorin shqiptar nuk kishte hyrë nëpërmjet kufirit zyrtar, por ilegalisht përmes rripit të gjelbër.
Paraprakisht ambasada hungareze në Tiranë as e konfirmoi e as e mohoi informacionin se Gruevski, një natë e kishte kaluar në këtë ambasadë.
Për televizionin Top Çhannel, nga Ambasada shkurtë u përgjigjën se “nuk i komentojnë proceset që janë në vijim”, duke u nisur nga fakti se kërkesa për azil të Gruevskit po shqyrtohet në Budapest.
Disa media rajonale transmetuan se Gruevski pasi që një natë kishte kaluar në ambasadën hungareze nga aeroporti i Tiranës kishte shkuar për Budapest