Bruksel, 6 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot pasdite merr pjesë në konferencë në Parlamentin Evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërsa paraprakisht në selinë e Partisë Evropiane popullore (EPP) mbajti takim me njeriun e parë të partisë politike më të madhe evropiane, Zhozef Doll. Pas takimit, Gruevski, i cili shoqërohet nga Nikolla Poposki dhe Aleksandar Nikolloski, ka theksuar se me Doll kanë biseduar për ngjarjet në Maqedoni dhe mënyrën se si përshpejtohet pranimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Gruevski thotë se në bisedimet me kryetarin e EPP, parti e cila i ka dhënë krerët e Bashkimit Evropian, Zhan Klod Junker dhe Donald Tusk, ka ndjerë se edhe në Bashkimin Evropian ekziston ndjenja e fajit për ngecjen e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike. Ai Zhozef Doll ia ka treguar të gjitha momentet e rëndësishme në Maqedoni dhe i ka thënë se duhet menduar sa më shpejtë ta ftojnë Maqedoninë për t’i filluar negociatat inkuadruese.