Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e djeshëm në Gjevgjeli theksoi se qytetarët më 15 tetor do të vendosin nëse do të vazhdojë rënia e lirë ose kjo do të ndalojë dhe do të fillojë epokë e re në Maqedoni. “Vendimi juaj është shumë i rëndësishëm – ky nuk është vetëm një vendim i thjeshtë. Nuk votojmë vetëm për kryetarët e komunave tona, për qytetet tona por të gjithë ne së bashku do të vendosim se si do të jetë Maqedonia pas 15 tetorit”, tha Gruevski. Lideri i VMRO-DPMNE-së në tubimin në Gjevgjeli i promovoi edhe dy projektet e “Epoka e re” të cilat kanë të bëjnë me bërjen e shtëpisë personale dhe shlyerjen e borxheve të familjeve të rrezikuara sociale. Kandidati për kryetar të komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov nga qytetarët e Gjevgjelisë e kërkoi mandatin e tretë, që, siç tha,të ndihmojë në realizimin e projekteve të reja dhe të ideuara të cilat do të krijojnë një Gjevgjeli moderne evropiane.