Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, e refuzoi kërkesën e lidetit të VMROD_PMNE-së, Nikolla Gruevski për pezullim të masave parandaluese, duke i përfshirë edhe dokumentet e marra të udhëtimit. “Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar rreth kërkesës së të paditurit N.G. të parashtruar përmes avokatëve të tij për pezullimin e masave parandaluese, në një seancë jopublike, mori vendim me të cilën kërkesa refuzohet si e pabazë”, kumtoi sot Gjykata.
Nga atje theksojnë se masa e parandalimit, marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalesës për dhënie të dokumentit të ri ose ndonjë dokumenti tjetër të rregullt për kalimin e kufirit shtetëror dhe masës, të marrjes së përkohshme të dokumentit të udhëtimit diplomatik – mbeten në fuqi. Kundër këtij vendimi, siç theksohet në kumtesë, palët kanë të drejtë në apel në afat prej tre ditëve në Gjykatën e Apelit – Shkup. Pasaporta, Gruevskit i është marrë më 3 korrik të këtij viti me vendim të Gjykatës Penale me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për rastin “Titanik”, ndërsa masën e parandalimit e konfirmoi Gjykata e Apelit.