Mbrojtja e të akuzuarve në lëndën T.N.T në Prokurorinë Speciale Publike për shembjen e kompleksit “Kosmos” në vazhdimin e sotëm të gjykimit në Gjykatën Penale kërkoi që tu jepet kohë shtesë për fjalime hyrëse, sepse ka pasur dëshmi shtesë nga PSP-ja, të cilat të akuzuarit, siç thonë, vonë i kanë marrë. Gjykatësi e miratoi kërkesën me çka avokati i Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit tha se do të dëshmojë se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë kurrfarë veprime për shembjen e “Kosmosit” dhe se funksionet Kryeministër dhe Ministër i Transportit dhe Lidhjeve nuk janë pozita për fuqi, por pozita të personave të autorizuar.
Gruevski në fjalimin e tij hyrës para Gjykatës tha se PSP-ja drejt tij bën persekutim politik dhe se është i bindur se investuesi Fiat Canovski me vetëdije ka filluar ndërtim të paligjshëm. Bëri të ditur se në punën e tij ka pasur më shumë partnerë koalicioni, por, siç theksoi, pas ndërprerjes së bashkëpunimit të tillë askujt nuk i është drejtuar me diçka të fabrikuar ose jo ekzistuese. Ish kryeministri Gruevski potencoi se nuk është e vërtetë se ai dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski e kanë kërcënuar Canovskin ose familjen e tij.
Gruevski përsëriti se të gjitha lëndët e PSP-së janë pjesë e persekutimit politik drejt tij që të dëmtohet reputacioni i tij dhe të shkatërrohet partia politike të cilën ai e ka udhëhequr dhe e gjithë kjo me qëllim të ridefinohet shteti. Ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski tha se është e dukshme dhe se lehtë tregohet veprimi i tyre ligjor dhe siç shtoi ai, do të dëshmojnë se investuesi gjithçka që ka ndërtuar, ka ndërtuar me paramendimin për interes më të lartë financiar. Mile Janakieski theksoi se nga rishikimi i shkresave dhe CD-së do të dëshmojnë se bëhet fjalë për shembull klasik të ndërtimit pa leje dhe se është shkelur Ligji për ndërtim.
“Lehtë do ta dëshmojmë ndërtimin pa leje sepse ekzistojnë shumë dëshmi në interes tonin. Do të dëshmojmë se nga të gjitha dëshmitë e Prokurorisë Speciale Publike të cilat janë në 2.500 faqe, ka vetëm një dëshmi në interes të PSP-së”, theksoi Janakieski, duke shtuar se do të dëshmojë se investuesi ka kërkuar mbrojtje politike që të bëjë vepër penale.
Lënda T.N.T ka të bëjë me biznesmenin dhe kryetarin e Partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canoski dhe për të janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Në seancën e sotme të gjykimit marrin pjesë të gjithë të akuzuarit – ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, inspektorja e ndërtimit nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.
Sipas aktakuzës, me veprimin e shembjes është shkaktuar dëm prej 16 milionë eurove, ndërsa në mënyrë shtesë edhe të buxhetit të komunës së Gazi Babës me tre milionë denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të ngrenë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit në seancën e kaluar gjyqësore u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Ata duhej të bënin ekspertizën e dëshmive të PSP-së, gjegjësisht të 26 audioincizimeve nga bisedat telefonike, 50 SMS-porosi dhe një dëshmim. Seanca gjyqësore vazhdoi me parashtrimin e fakteve .