Shkup, 28 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot vlerësoi se arrestimi i personave për dhunën në Kuvend më 27 prill është ndjekje politike dhe kërkoi urgjentisht lirimin e tyre.
“Kërkojmë urgjentisht dhe ndalesë pa kusht të keqtrajtimeve dhe terrorit të cilën e bën LSDM-ja. Kërkojmë lirim urgjent në liri të të gjithë personave të cilët janë përfshirë me këtë ndjekje klasike politike”, tha në konferencën për shtyp në selinë e partisë Gruevski duke paralajmëruar se do të përfshihet ndaj pjesëmarrësve në protestën që mbahet para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku po zgjat marrja në pyetje e personave të arrestuar.
Gruevski vlerësoi se kryeministri Zoran Zaev dhe LSDM-ja, siç tha, godasin në mënyrë brutale ndaj atyre që mendojnë dhe veprojnë për Maqedoninë.
Sipas Gruevskit, goditja është ndaj grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së i cili, siç tha, nuk arritën ta shkatërrojnë në një mënyrë tjetër dhe tani shkohet në eliminim fizik të kompaktësisë së tij, që në Kuvend të kalojë gjithçka që dëshirojnë dhe gjithçka që është në agjendën ditore.
Kjo, potencoi Gruevski është ora e fundit kur do të duhet të reagohet që të mbrohen njerëzit, sepse drejtësia është në anën tonë.
“VMRO-DPMNE-ja, do ta zhvillojë këtë betejë për drejtësinë dhe për atdheun dhe do të jetë në krye të asaj beteje të ndritshme, me nder dhe emër. Ajo betejë do të jetë e rëndë dhe e gjatë, por duhet dhe do të rezultojë me fitore”, tha Gruevski.
Gjithkund me popullin, ky është parimi ynë të cilin e kemi realizuar. Në rrugët, nëpër shtëpi, gjithkund ku duhet, theksoi Gruevski duke plotësuar se të gjithë të cilët janë pjesë e siç tha kësaj ndjekje politike, duhet të jenë në dijeni se rrota rrotullohet