Shkup, 27 qershor – Sot është zbatuar procedurë standarde e institucioneve në Hungari pasi qeveria kriminale dhe e reketit në Maqedoni ngriti kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi që të mos e pranojë, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Ai sot në mëngjes ishte sjellë për t’u marrë në pyetje në gjykatë në Budapest në lidhje me kërkesën për ekstradimin e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mediet në Hungari publikuan fotografi dhe video të Gruevskit në gjykatë, ku ai në seancë gjyqësore qëndron i ulur me syza dielli dhe kapelë. Gjatë ardhjes në gjykatë ai ka ecur me duart e mbuluara me pallto, i ndjekur nga dy persona.
Autoritetet hungareze javën e kaluar e kanë informuar Ministrinë e Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut se e kanë pranuar të kompletuar kërkesën për ekstradim.
Gruevski pasi ishte gjykuar me burg prej dy viteve për lëndën e PSP-së, “Tanku” iku dhe mori azil në Hungari.
Prokuroria Publike e akuzoi Gruevskin se e ka organizuar dhunën më 27 prill në Kuvend, ndërsa Ministria e Drejtësisë e dërgoi deri te autoritetet hungareze ekstradimin e ri për këtë lëndë.