Ish kryeministri Nikolla Gruevski, i akuzuar në disa raste të PSS, sot ka gabuar terminin për një ore gjysmë në Gjykatën themelore Shkup 1. Në ora 10, ai pasi depërtoi nëpër turrmën e familjarëve dhe gazetarëve për rastin “Monstra”, u ndal para derës së gjykatës së madhe ku mbahen gjykimet e tij, por atë e priti sigurimi i policisë gjyqësore.
“Gjykimi i juaj është caktuar në ora 11.30, keni gabuar kohën”, i ka thënë polici.
Pas kësaj Gruevski është larguar. Ai duhej të vinte pas një orë e gjysmë, për kur është caktuar vazhdimi i procesit gjyqësor për rastin “Tenk”, për furnizimin e paligjshëm të makinës luksoze “Mercedes” nga ana e MPB dhe ish ministrja Gordana Jankullovska, me porosi të tij dhe për nevojat e tij si ish kryeministër.